Referendumi për imunitetin, vetëm në 2014-ën
Zgjidhja më e mirë për ndryshimet kushteteuese është që tu jepet e drejta qytetarëve për të vendosur për ligjin themeltar të vendit.

Ndërsa e ka cilësuar një hap poztiv vendimin për referendum për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, konstitucionalisti, Sokol Hazizaj, thotë se afatet kohore të përcaktuara në Kushtetutë për mbajtjen e referendumit janë të limituara.

Sipas përcaktimeve kushtetuese duhen të paktën 90 ditë për mbajtjen e këtij referendumi, periudhë kjo që përkon me vitin elektoral të zgjedhjeve parlamentare të 2013.

Por Hazizaj nuk përjashton edhe mundësinë që klasa politike ti rikthehet në sesionin e ri në muajin shtator debatit politik për ndryshimet kushtetuese. Ky fakt argumentohet nga Hazizaj me faktin se është e pamundur mbajtja e një referendumi brenda një viti elektoral.

Një ditë më parë Kuvendi dështoi në votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjene imunitetit të zyrtarëve të lartë. Në kushtet kur opozita u deklarua kundër votimit të këtyre ndryshimeve vetëm për heqjen e imunitetit, Kryeministri njoftoi se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin përmes referendumit nëse u duhet hequr imuniteti zyrtarëve të lartë. /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2012, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori