Shtyhet vendimi për referendumin kundër mbeturinave
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Arben Ristani shtyu për nesër vendimin për zhvillimin ose jo të referendumit kundër importimit të plehrave në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes që zgjati për tre orë, pesë nga shtatë anëtarët e KQZ shprehën publikisht qëndrimin e tyre për lejimin e zhvillimit të referendumit, i pari i këtij lloji në Shqipëri, ndërsa anëtarja Vera Shtjefni u shpreh kundër.


13:43 -Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nisi të mërkurën diskutimi i kërkesës për mbajtjen e një referendumi që kundërshton importin e mbeturinave në Shqipëri. Perfaqesuesit e alenaces kunder importit të mbeturinave mbrojten kerkesen per mbajtjen e ketij referendumi dhe paraqiten 65 mije firma dhe fotokopje te kartave te identitetit.

KQZ vonoi në fillim proceduren dhe kthimin e pergjigjes per kete kerkese. Por ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ne nje takim te shoqerise civile kritikoi kete qendrim te KQZ. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2012, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori