“Bojkoti mund të vazhdojë edhe 3 vjet”, Kokëdhima: Jemi të detyruar të mos i kthehemi më Kategorisë Superiore

Një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit është padyshim vendimi i 10 klubeve të Kategorisë Superiore, për të bojkotuar futbollin.

I ftuar në studion e emisionin “Rubrika Sportive”, presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, u shpreh i bindur që vendimi është shumë serioz dhe bojkoti mund të vazhdojë edhe 3 vjet…

“Nuk ka as bisedime, as negociata. Klubet e Kategorisë Superiore, të detyruara, kanë vendosur të braktisin garën, sepse nuk kanë pasur asnjë mundësi tjetër, sepse nuk gjendet gjuha me qeverinë. U bënë shumë premtime 18 minuta më parë, por përfunduan në hiç. Kërkesat janë minimaliste. Është një vendim shumë serioz. Jemi të detyruar të mos i kthehemi më Kategorisë Superiore, nëse kërkesat tona nuk plotësohen. Bojkoti mund të vazhdojë edhe 3 vjet, në qoftë se është e nevojshme”, u shpreh Koço Kokëdhima.


Shtuar 13.09.2020 18:54