Gruaja kalon minuta tmerri, pasi e rrahën dhe e lidhën i vodhën 100 euro

Një grua në Kalithea të Greqisë ka përjetuar minuta tmerri pasi disa persona i kishin hyrë në shtëpi për të grabitur.

Gruaja doli ballë për ballë me hajdutët brenda shtëpisë së saj, në momemtin kur u kthye në banesë dhe konstatoi se dera ishte e thyer.

Grabitësit nuk kanë ngurruar ta godasin gruan në kokë dhe e kanë lidhur në dysheme për të kontrolluar të pashqetësuar ambientet dhe kanë rrëmbyer rreth 100 euro.

Ata më pas janë zhdukur.

Viktima ka qëndruar e shtrirë në dysheme për disa orë.

Sipas medieve greke, familja e saj u shqetësua pasi gruaja nuk ju përgjigj në telefon dhe lajmëruan policinë.

Ishte patrulla e policisë ajo që e gjeti gruan me rrip në qafë dhe me shenja në duar pas dhunës së ushtruar nga grabitësit.

Policia mblodhi provat në vendin e ngjarjes dhe shenjat e gishtave për të bërë të mundur identifikimin e autorëve./albeu.com


Shtuar 28.04.2022 16:51