Reduktimi i KFOR-it lajm i mire per Kosoven
Albeu.com
Ushtarakët e KFOR-it thonë se, prania e 10 mijë paqeruajtësve në Kosovë është e mjaftueshme në këtë fazë, për garantimin e një mjedisi të qetë për të gjitha komunitetet.
Zvogëlimi i trupave të KFOR-it, gjatë vitit 2010 do të vazhdojë edhe më tej dhe kjo forcë pas vitit 2010 do të ketë më pak se 4.000 trupa. Por ushtarakët e KFOR-it, porosisin qytetarët e Kosovës e në veçanti komunitetin serb, që mos të shqetësohen për sigurinë e tyre. Sipas tyre, trupat e KFOR-it, me gjithë reduktimin, mbeten operacionale dhe të gatshme të veprojnë në çfarëdo situate që mund të paraqitet në terren.
Shtuar më 07/02/2010, ora 02:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori