Rebelohet mbesa e Berishës: E paskeni merituar torturën e Enver Hoxhës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dasara Malltezi, mbesa e Sali Berishës, e cila njihet për shpirtin luftarak dhe reagimet e përçuara në rrjetet sociale, ka sjellë një tjetër çështje të ndjeshme. Me anë të postimit në rrjetin social Facebook, ajo kërkon të shkojnë përpara drejtësisë të gjithë ata që dalin me parrulla enveriste.

"Në të gjithë vendet e zhvilluara europiane, dhe jo vetëm, parrulla të tilla dënohen me burgim. Ju janë vrarë të afërm, pa gjyq por me vetëgjyqësinë e regjimit; ishit vendi i dytë më i varfër në botë pas Ugandës, sa çdo gjë e kishit me tollona; duhet të ngriheshit në pikë të mengjesit të merrnit ushqimin; ju kanë internuar, torturuar, persekutuar, burgosur, vrarë… dhe akoma i shkoni pas?!

Epo nuk di ç'tju them veç se e paskeni merituar tërë torturën e 50 viteve diktaturë dhe sot ku çdo vend i botës po të thuash me gojë parrulla të çojnë përpara drejtësisë, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që kjo nuk ndodh, por përkundrazi ende shkojnë dhe i qajnë te varri.

Po deri në vitet '90 s'kishit ç'të hanit, se ju lane me bukë e kripë të rronit, dhe ju sot i mbështesni?! Ku e keni logjikën?! Mir mosha e tretë se me atë frymë është rritur, po këta nga 30-40 vjeç ku dreqin e kanë logjikën. Mendoheni pastaj pse nuk është vend i zhvilluar Shqipëria. Po si të jetë vend i zhvilluar kur ju akoma kapeni në makabritetet e të kaluarës? Si mund të zhvillohet një vend ku populli ende i qan te varri atyre që i vranë e therën për gjysmë shekulli", përfundon ajo. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori