Realizimi i reformave, Rama: Koha nuk pret
Edi Rama
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ka bërë apel qeverisë për realiazimin e reformave të kërkuara nga ndërkombëtarët. Në një konferencë për mediat ai u shpreh se deklaratat e komisionerit Fyle dhe Ministrit të Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Nikolai Vamen janë sinjale se koha për realizimin e këtyre reformave po mbaron.


"Partnerët tanë kërkojnë rezultate konkrete. Koha nuk pret. Mesazhet e tyre janë të qarta. Kryministri nuk po shfaq asnjë shënje për realizimin e tyre, duke vendosur interesat e personale kundrejt atyrë te vendit. Ne nuk mund ta marrim statusin e vendit kandidat nëse nuk realizojmë reformën zgjedhore para 24 majit. Ne duam një president për të gjithë , kryeministri dëshiron vetëm për veten. Berisha kërkon më cdo kusht që të bëjë të vetin edhe presidentin, prokurorin edhe njerëzit e drejtësisë. Kjo është koha ku Shqipëria duhet të marrë provimin e vjeshtës në këtë 100 vjetor të Shqipërisë së paravërisë" është shprehur Rama. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori