Reagon zyrtarisht IGJEUM: Sa i fortë ishte tërmeti, njerëzit dalin në rrugë
Pavarësisht se u ndje shumë më i fortë dhe u raportua në fillim si 5.4, sipas IGJEUM, tërmeti që është ndjerë në Shqipëri ishte me magnitudë 4.9 me thellësi 7 km, me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq.

Lëkundja sizmike ka zgjatur disa sekonda, dhe ka shkaktuar panik te qytetarët, të cilët menjëherë kanë vërshuar nëpër rrugë.

Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas 26 nëntorit, që ishte 6.4 ballë e shkaktoi 51 viktima. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2020, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori