Reagon Yuri Kim: Marrëveshja e 5 Qershorit tani është ligj
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ripostuar deklaratën e ambasadës amerikane në lidhje me votimin në Parlament të Marrëveshjes së 5 Qershorit mes të gjitha palëve politike me një koment personal:

"Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare.

Mirë për të parë që Këshilli Politik të rikthehet për të konsideruar masa shtesë përtej 6/5.

Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim, të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën", shkruan Yuri Kim në Twitter.
Shtuar më 23/07/2020, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori