Reagon Tushaj: Çfarë kishte në zarfin që i dhash simpatizantit në sy të Metës (VIDEO)

Zarfi by albeu
Pëlqej
Videoja ku duket kandidati i LSI-së për Lezhën, Viktor Tushaj duke i futur një zarf në xhep mbështetësit të dhunuar të LSI-së po bën xhiron e internetit, ndërkohë që ka reaguar sëfundmi personazhi kryesor i saj.

Në një postim në Facebook, Tushaj shkruan se "nderoi filxhanin e kafesë" duke nënkuptuar se brenda tij kishte para.

"Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën tonë e kemi respektuar dhe do ta respektojmë këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera"., - shkruan ai në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori