Nuk ėshtė hera e parė qė eksponentė tė dorės sė dytė tė sė djathtės europiane bėhen pjesė e fushatave denigruese ndaj opozitės shqiptare, krah pėr krah me Sali Berishėn. Kėshtu ėshtė shprehur kreu i Partisė
Socialiste, Edi
Rama, lidhur me pėrmbajtjen e njoftimit tė Kryeministrisė pas takimit tė
Kryeministrit Berisha me Kryetarin e grupit tė partive popullore europiane nė Kėshillin e Europės, Luka Volonte.
Nė njė deklaratė pėr mediat
Rama shprehet se "sado tė shpifė e shajė opozitėn kryetari i Partisė Demokratike dhe ēfarėdo isoje t`i mbajė atij ndonjė i djathtė europian, Partia
Socialiste ka bėrė nė kėtė vit politik pėr integrimin europian e pėr statusin e kandidatit pėr Shqipėrinė, aq sa asnjė opozitė s`ka bėrė ndonjėherė mė pare".
"Pėrrallėn e bllokimit tė statusit nga
opozita meqė socialistėt kanė deklaruar se nuk votojnė nė datėn 6 gusht, zotėrinjtė Berisha dhe Volonte mund t`ia tregojnė njėri-tjetrit apo atyre qė u besojnė verbėrisht, po asnjė shqiptari qė shikon e qė dėgjon me sytė e me veshėt e tij", thuhet mė tej nė deklaratė.
Kryesocialisti Edi
Rama e siguron opinionin publik dhe miqtė e partnerėt ndėrkombėtarė se Partia
Socialiste mbetet e palėkundur nė qėndrimin e saj: Grupi parlamentar i opozitės do ta votojė pro kufizimin kushtetues tė imunitetit, vetėm pasi tė jenė diskutuar edhe ndryshimet e tjera kushtetuese tė propozuara prej tij.
Kryesocilaisti gjithashtu i bėn thirrje
kryeministrit tė heqė dorė nga politika e shpifjeve e sharjeve ndaj opozitės dhe t`i hapė rrugė pa humbur kohė debatit pėr pjesėn ende tė padiskutuar tė ndryshimeve kushtetuese qė ka propozuar
opozita. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2012,
ora 18:02