Reagon policia, pse akuzohet Ervin Mata për vrasjen në Bllok
Burimet bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar në polici shtetasi, Ervin Mata.

Personi në fjalë është një nga njerëzit më të kërkuar nga policia e Tiranës për shkak se akuzohet si pjesmarrës në vrasjen e ndodhur mbremjen e 4 tetorit 2018.

Nga kjo ngjarje mbeti i vrare Fabjol Gaxha 26-vjeç ndërsa u plagosën tre persona të tjerë.

Deklarata e Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:

E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Shtuar më 02/03/2019, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori