Partia Demiokratike, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të deputetit socialist Erjon Braçe i cili tha se mazhoranca po bllokon procesin e numërimit në njësinë numër 5. Zëdhënësja e PD-së Albana
Mustafaraj në një prononcim për shtyp deklaroi se
Partia Demokratike nuk ka
bllokuar numërimin, madje nuk ka asnje
proces bllokimi në asnjë njësi.
“PD
garanton qytetarët e Tiranës se çdo votë e tyre do te numërohet me korrektese dhe asnjë vullnet i mbrapshtë nuk do te pengojë votën e drejtë të qytetarëve”, deklaroi
Mustafaraj. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2011,
ora 11:04