Reagon OSHEE pas deklaratës së PD-së për shkrimin e BIRN
Shkrimi i publikuar nga rrejti investigativ BIRN ka shkaktuar përplasje mes OSHEE dhe Partisë Demokratike.

Nga selia blu, Grida Duma akuzoi Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për gënjeshtrën lidhur me deklaratën për më shumë të ardhura për të mbuluar vjedhjet.

Duma, thotë se shkresat zyrtare hedhin poshtë gënjeshtrat e kapobandës së OSHEE për të ardhurat në vitin e kaluar, të cilat nuk janë 59.4 miliardë lekë sa thotë bleta e Ramës, por janë 54.2 miliardë. Ky është një mashtrim i përsëritur.

OSHEE ka reaguar menjëherë duke thënë se në artikullin e publikuar nga Reporter, e më pas të cituar nga PD janë ngatërruar arkëtimet me të ardhurat.

Kompania sqaron se arkëtimet janë paratë e mbledhura prej klientëve dhe deklarohen pa TVSH, ndërsa të ardhurat janë vlera e energjisë së faturuar e cila në pasqyrat financiare paraqitet pa TVSH.

OSHEE thotë më tej se shoqëria raporton çdo muaj të dhënat e saj financiare duke i bërë ato publike për çdo palë të interesuar dhe verifikimi i tyre mund të kryhet në çdo moment./Albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori