Reagon MPJ: Zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme
Ministria e Punëve të Jashtme e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Beogradit për të mbajtur zgjedhje edhe në disa komuna të Republikës së Kosovës. Nëpërmjet një deklarate MPJ deklaron se zgjedhjet gjithashtu cënojnë perspektivën e integrimit të plotë të komuniteteve etnike në institucionet dhe shoqërinë e Republikës së Kosovës.


"Përpjekjet serbe për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës janë në kundërshtim të plotë me frymën dhe përmbajtjen e deritanishme të bisedimeve mes dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ku Serbia kërkon të integrohet", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Institucioni i lartë shqiptar, duke i konsideruar si të paligjshme, thekson se këto zgjedhje nuk do të kenë asnjë efekt juridik, personat e zgjedhur nuk do të kenë autoritet ligjor. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2012, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori