Reagon motra e komisarit Lamaj: Kjo nuk është drejtësi
Motra e komisarit Dritat Lamaj është shprehur e revoltuar nga vendimi i gjykatës, e cila e shpalli të pafajshëm, Arben Frrokun. Ndryshe nga bashkëshortja e Lamajt, qw duket se ka vendosur të heshtë motra ka deklaruar se;" Kjo nuk është ndrejtësi.

"Kemi shpresën se shteti shqiptar do të vendosë drejtësinë në vend", ka thënë Esmeralda motra e komisarit Lamaj për GSH. Esmaralda shprehet se nuk e ka pritur këtë vendi, " Ju e merrni me mend se si ndihemi ne pas këtij vendimi. Ne nuk e prisnim. Vetëm kjo nuk është drejtësi", deklaroi motra e komisarit.

Ndërkohë ajo duket se ka besim te shteti shqiptar dhe ka shpresën se një ditë drejtësia do të vihet në vend. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori