Reagon ministri Ruli: Rama flet sikur vjen nga kozmosi
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PS-së. Sipas ministrit Ruli, vetëm në sektorin e serave rreth 1/3 e investimeve janë dhënë nga Agjensia Shtetërore e Pagesave.


"Edi Rama kur flet për bujqësinë duket sikur vjen nga kozmosi. Ne pamë një zbritje nga kozmosi më në fund në tokën bujqësore të zotit Rama që sigurisht zbriti në vendin e gabuar dhe me informacion të gabuar, duke e quajtur të braktisur sektorin e serave. Duhet të themi, që, sektori i serave është sektori me të ardhura më të mëdha për fermën bujqësore. 1 hektarë sere ka të ardhura vjetore rreth 32 mijë dollarë, pra shumë më tepër se dhe drurët frutorë që shkojnë tek të ardhurat neto që i mbeten fermerit rreth 22 mijë dollarë. Unë pres me kërshëri të kemi një dalje tjetër të zotit Rama në fushën e bujqësisë që sidoqoftë do të jetë gënjeshtra e rradhës", deklaroi Ruli. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori