DETAJET/ U kap 1 ton “mall”, megaoperacioni “Syri” në Vlorë zbulon edhe një tjetër grup kriminal

Të tjera detaje kanë dalë nga megaoperacioni “Syri” i zhvilluar në brigjet e Vlorës, ku u sekuestrua rreth 1 ton kanabis.

Sipas burimeve, bëhet me dije se grupi që u godit dje ishte nën hetim nga Policia e Vlorës, prej gati një viti.

Gjithashtu bëhet me dije nga grupi hetimor se hetimet kane çuar në një tjetër grup kriminal që vepron në Vlorë dhe në Fier në koordinim me grupin e arrestuar në Vlorë dhe personin e shpallur në kërkim si kreu i grupit kriminal dhe së shpejti priten të tjera arrestime.

Dyshohet se droga është ngarkuar në grykëderdhje të Vjosës dhe është transportuar në thellësi të detit me tre skafe plastikë që kishin fikur GPS.

Gdf dhe Frontex pas njoftimit nga policia shqiptare për sasisë e drogës dhe mjetin lundrues që e kishte marrë ka kryer ndjekje nga ajri.

Mjeti lundrues u kap 18 milje larg Santa Maria.

Policia e Vlorës në koordimin me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po punojnë për dokumentimin e veprimtarisë dhe të grupit tjetër kriminal.

Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Vlorës vijojnë bashkëpunimin me GDF dhe agjencitë ligjzbatuese italiane për të grumbulluar materialin hetimor për këtë rast.