Reagon LDK-ja: Largimi i Shatrit nuk na demton
Albeu.com
Largimi i Haki Shatrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shqetësuar nënkryetarin e LDK-së, Ramë Manaj. “Natyrisht nuk na vjen mirë që të ketë lëvizje të tilla, por secili manifeston vullnetin e tij, secili shfrytëzon të drejtën e tij.Haki Shatri ka qenë në Lidhjen Demokratike të Kosovës një periudhë të gjatë”, thotë Manaj.

Ai shton se Shatri nuk ka pas ndonjë arsye të largohet nga LDK-ja, megjithatë respekton vullnetin e tij. Por Manaj konsideron se shkuarja e Shatrit nuk e dëmton LDK-në, ngase në këtë parti më shumë ka ardhje sesa shkuarje.

“Nuk ka asnjë indikacion, nuk ka asnjë parainformacion që do të largohen edhe anëtarë të tjerë nga strukturat udhëheqëse, në kuvend ka qenë një shqetësim, një spekulim më i hershëm, pro nganjëherë spekulimet dalin edhe të sakta më herët ose më vonë, por në parti nuk kemi pasur paralajmërime’, shton ai.

Manaj pranon se largimi i Shatrit është një befasi për LDK-së.
Shtuar më 25/04/2009, ora 02:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori