Përfshihet nga flakët makina e parkuar në Fier, ja kujt i përkiste

 Një automjet tip “Ford” në pronësi të Jani Dukës është përfshirë nga flakët në Fier, teksa ka qenë i parkuar pranë kishës.

Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan flakët, por ne vendngjaje kanë mbërritur zjarrëfikësit të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Zjarri rrezikonte edhe një tjetër makinë që ishte parkuar ngjitur me “Fordin” me targa AA 359 DG.

Në vendngjarje është po ashtu edhe policia  e cila po kryen hetimet e nevojshme.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, dyshohet si pasojë e një defekti në motor, automjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetasit J. D., banues në Roskovec. Automjeti ka qenë i parkuar afër Kishës Orthodhokse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. /albeu.com