Reagon gazetari që u fye nga Rama: Bëmë sa kishim në dorë
Deklarata për mediat e kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar reagimin e fortë të medias.

Kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza të rënda e fjalë fyese ndaj gazetarëve të cilët po e prisnin përpara Kuvendit.

Ndaj kësaj ngjarja ka reaguar një ndër gazetarët e politikës, që ishte i pranishëm në deklaratën për media të Ramës.

Me anë të një shënimi në faqen e tij në Facebook, Indrit Maraku, gazetari i AbcNews, shkruan se gazetarët bënë sa kishin në dorë, i hoqën mikrofonat.

Tani sipas tij duhet të reagojnë pronarët dhe shoqatat e gazetarëve.

Postimi i gazetarit

Eshte e turpshme qe nje kryeminister te dale qellimisht, sic e pranoi edhe vete, per te ofenduar dhe denigruar gazetaret.

Ne sa kishim ne dore e beme, hoqem mikrofonat. Tani te reagojne drejtoret, pronaret dhe shoqatat e gazetareve. /albeu.com/


Shtuar më 25/10/2017, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori