Reagon gazetari i Bild: Ja e shkrimit tim për Shqipërinë
Gazetari i gazetës Bild, Peter Tiede, ka reaguar në Facebook, pas artikullit ku kritikonte qeverinë Shqiptare. Në një postim paraditen e sotme, ai gazetari shkruan shkurtimisht: “Unë njëherë – diçka e shkruajta për Shqipërinë – isha atje. Nuk duket mirë për një vend të bukur”, komenton ai lidhur me artikullin e tij.

Në artikull, ai konsideronte kryeministrin Edi Rama ‘një gangster’ dhe Shqipërinë ‘një shtet të mafias’. BILD përmendte faktin se dy ministra të Ramës, Xhafaj dhe Tahiri, janë të përfshirë në trafikun e drogës dhe janë detyruar të largohen.

Artikulli i gazetës më të madhe në Gjermani, ngjalli mjaft reagime. Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea e quajti dezinformues ndërkohë që u zotua se do ‘zyra e shpifjes’ do të merret me gazetën.

E ashpër ishte edhe deputetja tjetër e mazhorancës, Blerina Gjylameti, që u shpreh se reportazhi “është paguar me paratë e pista të opozitës”.

Por nga ana tjetër, politikanë të opozitës, përfaqsues të shoqërisë civile, përfaqësues të medias dhe qytetarë, e kanë vlerësuar faktin se gazeta më e madhe në Europë, ka goditur fort përmes këtij artikulli, rregjimin e Edi Ramës duke i cilësuar faktet e përmendura aty si tërësisht reale.
Shtuar më 15/05/2019, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori