Reagon Dritan Prifti për mbylljen e dosjeve: Fitova, çdo akuzë ishte politike
Pas publikimit të fakteve që Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen duke e konsideruar të pafajshëm ish-ministrin dhe ish-deputeti Dritan Prifti, ka reaguar ky i fundit.

Mësohet se Prifti ka thënë se Prokuroria e Tiranës vërtetoi se nuk ka pasur asnjë fshehje të pasurisë nga ana e tij.

Në reagimin e tij për Syri.net ai thotë se çdo akuzë ndaj tij kanë qënë politike, dhe vendimi për mbylljen e dosjeve ka qënë një suprizë e këndshme për të.

Reagimi i Dritan Priftit

"Mbyllja e ketyre hetimeve te nxitura politikisht ka ndodhur disa muaj me pare dhe une kisha vendosur mos ta beja publike, por meqe ju e keni zbuluar po ju them se per mua ai vendim ka qene nje surprize e kendshme.

Kisha menduar se mq hetimi ishte nxitur nga Meta do kishte nje akuze me te cilen do perballesha ne gjykate.

Kete ide ma perforcoi fakti qe prokurorja e ceshtjes nuk pranoi tme takonte edhe pse une e kerkova 2 here. Paskam qene gabuar. Prokuroria beri punen ne menyre profesionale dhe mori vendimin e drejte.

Sot une jam politikani i vetem i cili eshte hetuar qe nga viti 1991 deri sot. Cfare kenaqesie te mundesh me ndershmeri nje klase politike qe eshte e korruptuar deri ne gen!

Kam marr shume kosto per shkak te denonceve te mia te guximshme politike dhe kjo fitore me tregon qe jo te gjithe jane te korruptuar ne kete vend. Disa prokurore jane dinjitoz",- është shprehur ai. /albeu.com/

Shtuar më 28/01/2017, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori