Dogana Hani i Hotit hedh poshtë deklaratën e ministres: 28 vjeçari nuk ka kaluar në këtë pikë
Pas deklaratës së qeverisë se 28 vjeccarii ka kaluar në teritorin shqiptar 12 ditë më parë nëpërmjet doganës së HanitHotit, ka reaguar dogana.

Sipas kësaj pike doganore, 28- vjeçari ka hyrë nga pika doganore e Muriqanit.

Dogana e Hanit te Hotit deri tani rrezon deklaratën e Ministrisë se Shëndetësisë. Shtetasi 28 vjeçar, për te cilin ministria ka dhëne emrin nuk rezulton se ka kaluar ne doganën e Hanit te Hotit por atë te Muriqanit. Po ashtu babai i tij nuk rezulton i regjistruar as në Murriqan as në Hanin e Hotit.

Efektivet e shërbimit në piken e Hanit te Hotit prej 4 orësh kane kontrolluar sistemin por nuk rezulton. Madje sistemi është kontrolluar qe nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër. Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton qe ka hyre drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar ne asnjë prej doganave. 28 vjeçari është larguar nga Shqipëria ne janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt”, bën të ditur Dogana e HanitHotit.

Shtuar më 09/03/2020, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori