Reagon deputeti Ilir Ndraxhi: S'kam lidhje me Avdylajt
Një ditë pas publikimit të gjashtë përgjimeve nga "Bild", ka raguar deputeti Ilir Ndraxhi, emri i të cilit përmendet në një prej përgjimeve.
Sipas Ora news, Ndraxhi është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Avdylajt madje nuk është takuar asnjëherë me ta.

"Pasi mora vesh për përgjimet, mora në telefon vëllain dhe e pyeta nëse ka ndonjë gjë të vërtetë, por ma mohoi. Avdylajt nuk kanë bërë fushatë për mua dhe nuk i kam takuar ndonjëherë. Unë kam dalë deputet për shkak të mbështetjes që kam në zonën time. Nuk di nëse vëllai im i njeh apo i ka takuar ndonjëherë":- ka thënë deputeti.
Shtuar më 06/06/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori