Reagon avokati i Ronaldos pasi policia amerikane kërkoi ADN e portugezit
Avokati i Cristiano Ronaldos ka reaguar pasi policia e Las Vegasit ka lëshuar urdhrin për marrjen e ADN-së së yllit portugez për ta parë se a përputhen me ato të fustanit të Kathryn Mayorgas, e cila e akuzoi portugezin për përdhunim.

“Nuk është befasuese”, ka thënë Peter Christiansen.

“Ronaldo ka qenë i qetë dhe vazhdon të jetë i qetë me këto akuza, dhe nuk është shumë befasuese që policia kërkon ADN-nën e Ronaldos si pasojë e hulumtimit të tyre për rastin”.

Cristiano Ronaldo është akuzuar për përdhunimin e Mayorgas në një hotel të Las Vegas, mirëpo sulmuesi i Juventusit gjithnjë i ka mohuar këto akuza. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori