Reagon ashpër Rama: Akuza për Martin Camajn agjent, shpifje!
"Shpifja, gënjeshtra, demaskimi plus për faktin se prirja kombëtare për të besuar të keqen, shpifjen, në një moment të caktuar prevalon..."

Hapet dosja e sigurimit për shkrimtarin e njohur Martin Camaj, pas akuzave të ngritura ndaj tij nga studiues se ai ka qenë agjent i UDB-së.

Në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Brigadave që përkoi dhe me 95 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, kryeministri Edi Rama teksa foli me superlativa për Camajn tha se akuzat ndaj tij janë si debati për çështjen e detit që kanë ngritur tonet politike sëfundmi.

Rama: Ky debati për Marin Camajn por edhe për të tjerë do të ishte i destinuar të bëhej si pseudo debati i detit. Duke qenë se populli shqiptar e ka përcaktuar se kur gënjeshtra ka mbaruar xhiron e botës, e vërteta akoma nuk i ka ngritur pantallonat fiton gjithmonë në këtë fushë kur mungon një autoritet, një burim i respektuar informacioni.

Shpifja, gënjeshtra, demaskimi plus për faktin se prirja kombëtare për të besuar të keqen, shpifjen, në një moment të caktuar prevalon. Pa këtë autoritet nuk do dihej fakti i thjeshtë që dosja e survejimit nga dosja e bashkëpunimit.

Martin Camaj ka dosje të cilat janë njësoj si kartelat tona mjekësore. Kartela ekstra e njerëzve të lindur me njollë ishte aty për të gjithë dhe mbushej siç e tregojnë dosjet me të dhëna të vazhdueshme dhe bënte që kur vinte dita që fëmija të shkonte në shkollë, dikush që nuk kishte lidhje me dosjen, informohej që ky fëmijë nuk mund të shkohej në shkollë.

Nuk do dihej as arsyeja e arratisjes së tij, Camaj për të mos cuar në burg dy shok të tij që i kërkonte Sigurimi, i informoi dhe iu dha shansin që të arratiseshin. Është e shkruar në dosje. Faktikisht, kur morëm zotimin për të krijuar këtë autoritet ndoqëm shembullin e Gjermanisë.
Shtuar më 28/08/2020, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori