Titaniku, misteri i mesazhit në shishe nga Jeremia Burke

Në majin e vitit 1913 në plazhin Danketëll në Kork, Irlandë, një burrë që po shëtiste me qenin e tij gjeti një shishe qelqi, të mbyllur me një tapë e cila ishte lidhur me një lidhëse këpucësh, dhe që përmbante një letër. Kur e hapi, ai gjeti një mesazh të papritur.

Fjala “Titanik” mjaftoi që burri të shkonte me shpejtësi në rajonin e policisë, për të kërkuar shpjegime. Në fillim zbuluesi i shishes e konsideroi atë si një shaka pa kripë. Titaniku ishte fundosur më 15 prill 1912, pra më shumë se një vit më parë.

Policia nisi hetimet e saj, dhe në fakt në listën e pasagjerëve të anijes fatkeqe u identifikua një person me emrin Jeremia Burke nga Glenmir, që jetonte disa kilometra larg vendit ku u gjet shishja. Burke ishte një pasagjer i Titanikut, dhe ishte raportuar i zhdukur pas mbytjes sëanijes.

Jeremia Burke lindi më 15 prill 1893 në Belino Glenmir, një periferi e Korkut. Dy nga motrat e tij ishin shpërngulur në Shtetet e Bashkuara që në fillim të viteve 1900, dhe konkretisht nëÇarlestoun të shtetit të Masaçusetsit. Në prillin e vitit 1912, ato mundën të kursenin, dhe t’idërgonin Jeremias paratë për biletën, në mënyrë që ai t’u bashkohej në kërkim të një pune tëqëndrueshme dhe një jete më të mirë.

Jeremia e bleu biletën e klasit të tretë në anijen Titanik më 11 prill 1912, për vete dhe kushërirën e tij Hanora Hegarti, një vit më e vogël. Babai i Jeremias e shoqëroi me karrocën e tij djalin dhe mbesën e tij deri në Kuinstoun. Ndërkohë nëna, qëndroi në shtëpi me fëmijët e tjerë më të vegjël.

Por duke e përshëndetur, i dha një shishe me ujë të bekuar për ta mbrojtur në udhëtimin e tij,dhe në jetën e re në Amerikë. Titaniku u nis në orën 14:00 të datës 11 prill 1912, dhe nuk u kthye më. Në orën 23:30 të datës 14 prill, anija u përplas me një ajsberg, dhe më pas u mbyt më 15 prill rreth orës 02:20 të mëngjesit.

Edhe pse ora e saktë, është ende objekt debatesh, për shkak të dallimeve në zonat kohore dhe dëshmive kontradiktore të të mbijetuarve. Lajmi për fundosjen u anijes u përhap me shpejtësi. Por për të zbuluar se kush kishte shpëtuar dhe kush jo, duhej të pritej deri më datën 18 prill, me mbërritjen në Nju Jork të anijes Karpatia, që kishte shpëtuar të mbijetuarit.

Ato ditë familja e Jeremias ishte duke ndërruar banesë, dhe nuk mori asnjë lajm zyrtar. E ëma mësoi për fatkeqësinë disa ditë më vonë nga një mik i familjes, që shkoi për t’i shprehur ngushëllimet për humbjen e rëndë. Për të zhdukurit nuk kishte asnjë shpresë. Familjet prisnin gjetjen dhe rikthimin e trupave.

Por me rikthimin më 19 maj të “M/N Algerine”, e fundit nga 4 anijet e destinuara për rikuperimin e trupave më 19 maj, u shua çdo lloj shprese. Edhe nëse mund të jenë gjeturtrupat e pajetë të Jeremias dhe kushërirës së tij Hanorah, ato nuk u identifikuan kurrë.

Pasi u gjet shishja, nëna e Jeremias u thirr nga policia. Ajo e njohu menjëherë dorëshkrimin e të birit, dhe shishen që i kishte mbushur me ujë të bekuar. Por me gjetjen e shishes, lindën disa pyetje. Para së gjithash mbi datën. Data mund të lexohej herë si 10, por edhe 12 apo 13 prill, dhe u shkruar çuditërisht në formalin 10 (12 ose 13)/4/1912, në një kohë që në vendet anglishtfolëse shkruhet zakonisht në fillim muaji dhe më pas dita.

Data 10 nuk kishte shumë gjasa, pasi Jeremia nuk kishte hipur ende në anije. Ndërkohë nëse shishja do të ishte hedhur në det më 12 ose 13 prill, ajo do të kishte udhëtuar për më shumë se një vit. Po sa mundësi kishte të mbërrinte deri në brigjet e Irlandës, dhe pikërisht në Kork?

Nëna e Jeremias tha në polici se për asnjë arsye djali nuk do ta zbrazte shishen me ujin e bekuar për ta përdorur si enë të zakonshme, përveçse në një situatë urgjente. Edhe përdorimi i një lidhëseje këpuce në gjendje të mirë për ta lidhur grykën, ishte pak i besueshëm. Sipas saj Jeremia mund ta kishte shkruar letrën dhe hedhur shishen në det në orët para fundosjes sëanijes, duke u ngatërruar për datën për shkak të panikut të momentit.

Sigurisht, është e vështirë të mendohet se shishja lundroi në të gjithë Atlantikun për të zbarkuar në Kork. Por nëna e tij e pa atë si një shenjë hyjnore, si lamtumirën e fundit të djalit të saj, dhe e ruajti shishen si një relike deri në vdekjen e tij, që ndodhi disa muaj më vonë, në dhjetor 1913.

Policia ishte më e prirur të mendonte se letra ishte një mesazh përshëndetjeje për Irlandën, të cilën Jeremia vështirë se do ta shihte përsëri, dhe që u hodh në det kur anija ishte ende në afërsi të Korkut. Por si mund të shpjegohet zbrazja e shishes me ujin e bekuar, vetëm për një mesazh përshëndetjeje?

Me kalimin e viteve ka pasur gjetje të tjera mesazhesh në shishe nga “anijet e mbytura”, të cilat në çdo rast kanë rezultuar false. Nëna e Jeremia Burke nuk kishte asnjë dyshim:letra ishte shkruar nga i biri, që si një besimtar i mirë irlandez, nuk do ta kishte zbrazur kurrë për një arsye të parëndësishme.

Misteri është i destinuar të mbetet i tillë, përveçse nëse do të ketë zhvillime të reja. E vetmja gjë e sigurt, është që Jeremia Burke vdiq pikërisht në ditën e lindjen e tij të 19-të më 15 prill 1912. Historia u rikthye në vëmendjen e medias në vitin 2011 kur Meri Uds, stërmbesa e Jeremias, vendosi t’ia dhuronte shishen Qendrës së Trashëgimisë Kob, ku ndodhet tani eekspozuar në pavionin kushtuar Titanikut./Bota.al/