Reagon ashpër demokratja: Nëse s’je në anën e pushtetit, sot ke frikë të zgjohesh
Pas shpërthimit të tritolit në Burrel në derën e kryebashkiakutMatit, ka reaguar ashpër deputetja demokratike Dhurata Çupi.

Ajo e ka quajtur këtë akt, një akt kriminal.

"Një akt kriminal rrezikoi jetën e kryebashkiakut te Matit Nezir Rizvani. Krimi nuk kursen askënd në këtë vend. Nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë nëse zgjohesh në mëngjes"- shkruan demokratja.

Reagimi i deputetes Dhurata Çupi:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Burrelit mëngjesin e ditës së sotme.

Një akt kriminal rrezikoi jetën e kryebashkiakut te Matit Nezir Rizvani,

Krimi nuk kursen askënd në këtë vend

Nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë nëse zgjohesh në mëngjes.

Nëse tenton të punosh për njerëzit e tu që të kanë votuar por nuk je në të njëjtën linjë politike me pushtetin ekzekutiv atëherë të rrezikohet madje edhe familja.

Kjo është një ngjarje tejet e rëndë e që duhet zbardhur plotësisht.

I bëj thirrje prokurorisë që një orë e më parë të zbardhë të vërtetën e plotë të kësaj ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori