Reagon Ambasada Amerikane: Respektojmë vendimin!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama lidhur me armët kimike.

“Ne e respektojmë vendimin e Kryeministrit. Shtetet e Bashkuara vlerëson Qeverinë e Shqipërisë që i dha konsideratë serioze për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për të eliminuar materialet kimike luftarake të Sirisë në një mënyrë të sigurtë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët, si dhe ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e këtyre armëve.”- thuhet në reagimin e ambasadës.

Ambasada e SHBA-së deklaron se do vazhdojë të mbështesë qeverinë shqiptare dhe popullin e Shqipërisë. “Punojmë për të ndërtuar një shoqëri më demokratike”, thuhet në reagim. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2013, ora 19:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori