Reagimi prekës i kushërirës ish-deputete të Ferracakëve që u vranë
Një ditë pas vrasjes së Fatos Ferracakut në Shkodër, ka reaguar edhe kushërira e tij, ish-deputetja e Partisë Demokristiane, Mirela Ferracaku. Në një postim në Instagram, Ferracaku, kushërirë e dy të vrarëve në Shkodër, Fatos dhe Arjan Ferracaku, shkruan me indinjatë se në Shqipëri po ndodh një situatë anormale, dhe kjo për shkak të mungesës së shtetit.

"Çfarë po ndodh me Shqipërinë tonë: çdo ditë, po veshësh në zi, çdo ditë po shuhen djemë të ri. Jemi bërë më keq se kafshët duke hangër njëri-tjetrin. Vrasim, presim sikur të ishin ‘zogj pulash’, normal, shtet s’ka, ligjë s’ka…! Asnjë dritë shpreset për Shqipërinë tonë’. Qofsh lule e xhenetit kush" shkruan ajo.

Ditën e djeshme u ekzekutua në një atentat me disa plumba në kokë tregtari i peshkut, Fatos Ferracaku, kushëri me Arjan Ferracakun, biznesmenin që u vra me breshëri kallashnikovi në Shkodër më 1 shtator.

Ndërkohë që situata e krimit në Shkodër është e rënduar dhe ende nuk ka të arrestuar për këto vrasje, që në harkun kohor të 6 muajve kanë shkaktuar 7 të vrarë dhe 2 të zhdukur.
Shtuar më 15/11/2018, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori