Reagimi prej friksi i Ramës ndaj studentëve (VIDEO)
Pëlqej
Edi Rama është profili i politikanit që tallet, qesëndis dhe injoron çdo reagim publik për vendimet e tij që prekin mijëra banorë, studentë dhe qytetarë të këtij vendi.

Ai ka treguar se reagon vëtem kur e vendosin në cep dhe përpiqet të menaxhojë situatën përmes piruetave të tij të njohura. Kështo veproi me armët kimike.

Fillimisht i injoroi protestat, më pas u tall me të rinjtë dhe në fund fare bëri piruetën e radhës duke folur si "babai i shtëpisë" se gjasme nuk do të donte kurrë që ti bënte keq vendit.

Të njëjtin veprim e ka bërë edhe me studentët. Ata kanë më shumë se tre vite që protestojnë, por Rama jo vetëm që nuk ua ka varur, por i ka tallur deri dje duke i quajtur "katranjosë".

Rama bëri një thirrje publike vetëm sot për tu ulur që të diskutojnë me studentët pasi pa që sheshet po mbushen dhe mëria e studentëve ndaj politikave të tij të mbrapshta në universitete dhe çdo sektor të vendit ua ka vendosur qytetarëve lakun në fyt në shërbim të oligarkëve që i ushqen me miliarda euro prej PPP-ve apo taksave të shqiptarëve.

Rama reagoi si friks sot pasi po sheh që protesta e studentëve po bëhet mjaft "ngjitesë" dhe nëser mund të kthehet në një uragan që të përmbysë atë dhe oligarkët e tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2018, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori