Reagimi për prishjen e kangjellave të Presidencës
Në emër të “forumit për trashëgiminë”, Artan Shkreli dhe Artan Lame reaguan sot lidhur me prishjen e kangjellave të Presidencës. Sipas tyre prishja e kangjellave sjell shkatërrim të një objekti që përmban vlera historike dhe monumentale.


“Presidenti besoj se nuk e di që po shkatërrohet. Është zgjedhur dita e Shtunë dhe pasi u shkatërrua një pjesë, po hiqet dhe rrethimi vetë. Nëse duhej hequr rrethimi duhej drejtuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, që ka në mbrojtje aksin e bulevardit”, tha Shkreli.


Ai i bëri thirrje Këshillit Kombëtar të Restuarimit dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro që të reagojnë, pasi është ndërhyrje precedente, që bëhet në bulevard.

Ndërsa Artan Lame ka theksuar se rrethimi nuk ishte kalbur, por “është e verifkueshme që rrethimi është i shëndoshë si gjashtë dekada më parë. Ne flasim në emër të ‘Forumit për trashëgiminë’. Ne po i bëjmë namim kryetarëve të komunave e bashkive kur prishen kangjellat e shtëpive private, ndërsa këtu prishen kangjella historike, pjesë monumentale. Këtu ka qenë ish-ambasada sovjetike, ka një histori të tërë. Nuk mund të prishet vetëm se dikush ka vendosur të heqë kangjellat”, u shpreh Lame. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2014, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori