Kahn “fshin” shpresat e Barcelonës: Lewandowski qëndron te Bayern Munich

Ikona e Bayern Munich, Oliver Kahn ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që e lidhin e Robert Lewandowskin me Barcelonën.

Kahn beson se ylli polak do të jetë pjesë e skuadrës “bavareze” edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas tij, spekulimet që e cojnë Levan në “Camp Nou” janë të çmendura.

“Ne definitivisht do ta kemi Robert me ne edhe për një tjetër sezon”, ka thënë Kahn.

“Ne e dimë se çfarë kemi në të dhe jemi të qetë. Duket se ka një garë se kush thotë gjënë më të pakuptimtë për Robert Lewandowskin”, shtoi ish-portieri gjerman, tani CEO i Bayern.

“Negociatat do të vazhdojnë. Ne nuk jemi të çmendur dhe nuk negociojmë për një lojtar që shënon 30-40 gola për ne secilin sezon”, ka thënë mes tjerash Kahn.