Reagimi i MM: Denoncim vetëm për një person, vinte nga Italia me motobarkë
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se ka pasur vetëm një denocim për zhdukjen e një peshkarexhë në Vlorë. Ministria bën me dije se ka denoncim zyrtar vetëm për Edmond Osmanaj. Sipas kësaj ministrie Osmanaj është nisur ditën e hënë nga zona e Leçes në Itali me një barkë të vogël rreth 6 metra, drejt brigjeve shqiptare, por akoma nuk ka mbërritur.

Gjithashtu kjo ministri bën me dije se 58-vjeçari është tregëtar që merret me shit-blerjen e barkave motorrike. 58-vjeçari sipas bashkëshortes është nisur drejt Italisë ditën e shtunë dhe prej mbrëmjes së të hënës është nisur drejt brigjeve shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2013, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori