Reagimi i Kokëdhimës: Shqipëria nuk kalon më nga banda e Saliu
Pëlqej
Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima reagoi sot lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se kompania “Abissnet sh.a”, ka lidhur kontrata për ofrimin e shërbimit të internetit me shumë institucione shtetërore.

Përmes një deklarate për mediat, Kokëdhima sqaron se ai i ka shitur aksionet që zotëronte tek kjo kompani në shkurt të vitit 2014. Gjithashtu ai bën të ditur se, gjatë kohës që zotëronte aksionet, kompania kishte kontratë më 27 institucione shtetërore, ndërsa shitjes së aksioneve kompania ka lidhur kontratë edhe me 19 institucione të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori