Reagimi i bashkisë së Tiranës: Sulmi politik nuk e mbulon paaftësinë e qeverisë
Pëlqej
Bashkia e Tiranës reagoi sot ndaj deklaratës së drejtorit të Zyrës Kombëtare të Punës, Genc Kojdheli. Në njoftimin e Bashkisë thuhet se përbaltja dhe sulmi politik ndaj Bashkisë së Tiranës nuk e mbulon paaftësinë e Edi Ramës dhe qeverisë së tij që ka zhytur vendin në varfëri dhe papunësi.

"Ajo që deri dje për Edi Ramën ishte e panjohur, nxitja e punësimit nga Bashkia, sot është kthyer në qendër të prioriteteve të Bashkisë," thuhet në reagimin e Bashkisë.

Sipas Bashkisë, ky institucion në afro 3 vjet, ia ka dalë të stimulojë dhe hapë rreth 25 mijë vendeve të reja pune dhe se mijëra të tjerë do të hapeshin me investimet strategjike që bllokoi Edi Rama. Më tej, në deklaratë thuhet se i vetmi shërbim që qeveria u ka bërë qytetarëve të Tiranës është bllokimi, bllokim i buxhetit, bllokim investimesh në rrugë, kopshte, shkolla etj, bllokim i strehimit, bllokim i varrezave. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori