Bashkia e Tiranës i është përgjigjur sot akuzave të Partisë Socialiste duke shpjeguar se në lidhje me projektin zhvillimor në zonën 5/33, nuk cënohet asnjë centimetër hapësirë
publike, por shtohen 2 mijë
metra katrorë në zonën e pishinave, e cila po ashtu ruhet e paprekur.
“Projekti zhvillimor kufizohet vetëm brenda pronës private dhe përbën një volum 4 herë më të vogël se projekti paraardhës. Ky projekt shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë
metra katrorë hapësirë
publike dhe gjelbërim” thuhet në deklaratën e Bashkisë.
Bashkia e Tiranës, argumenton se në tre vitet e fundit, jo vetëm nuk ka lejuar cënimin e asnjë hapësire të blertë por ka shtuar 96 mijë
metra katrorë gjelbërim në qendër dhe në lagjet e banimit, ka mbjellë mbi 23 145 pemë dhe dru dekorativ dhe po punon për shtimin e 300 mijë metrave katrorë gjelbërim, përmes projektit të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës.
Më herët, PS nëpërmjet deputetit të PS-së, Ervin Bushati, kërkoi nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, pasi nuk ka bërë asgjë për banorët e kryeqytetit dhe fajësoi kryebashkiakun për betonizimin e kësaj zone të kryeqytetit. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014,
ora 15:47