Reagimi i Bashës: Rama e la Tiranën 11 vjet pa plan
Krryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha reagoi në lidhje me deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama gjatë 'këndit të fjalës' i cili u organizua me banorë të Kamzës.

“Keqardhje për përçartjet dhe nervozizmin e ish-kryetarit të Bashkisë. I pati të gjitha shanset, por dështoi. 11 vjet nuk bëri as hipotekimet e lejeve të firmosur prej tij. Pas 11 vjetësh e la Tiranën me 250 km rrugë të pashtruara. 11 vjet vetëm rriti taksat. 11 vjet e la Tiranën pa plan. Kjo sepse për të qytetaret nuk ishin asnjëherë të parët. I pari ishte konflikt politik. Tirana e refuzoi modelin e tij në 2011 dhe sot ndryshimet pozitive janë të prekshme për këdo. Tirana nuk do kthehet pas, por do vazhdojë përpara më 23 qershor” shprehet Basha. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2013, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori