Dilte për 24 ditë pasi bëri 40 vite burg, COVID-19 vret të dënuarin (FOTO LAJM)

Një i dënuar ka ndërruar jetë pak ditë para se të dalë nga burgu për shkak se u infektua me COVID-19.

E dhimbshme është historia e një 60-vjeçari i cili kishte kryer 44 vite burg për vrasje por pak ditë para lirimit ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

William Garrison, kreu 44 vite në burgun e Lenox në Michigan, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ai vdiq papritur pasi shoku i qelisë e gjeti teksa nuk merrte dot frymë më 13 prill”, tha një zëdhënës i burgut.

Pavarësisht ndihmës me frymëmarrje artificiale dhe dërgimit në spital, ai nuk mundi të mbijetojë.

60-vjeçarit i duheshin edhe 24 ditë nga lirimi i plotë por virusi vrasës i mori jetën. /albeu.com/


Shtuar 22.04.2020 19:03