Raunig: Nuk ka zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion, nevojiten veprime të qëndrueshme
Për ambasadorin Raunig, nevojiten veprime më energjike për të luftuar korrupsionin dhe se strategjitë janë pa rezultat nëse bëhen pa mjetet e duhura.

Duke folur gjatë Forumit Kombëtar kundër Korrupsionit, kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Florian Raunig u shpreh se nuk ka ende asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion.

Ai tha më tej se strategjia kundër korrupsionit është me shumë rëndësi, por strategjitë janë pa rezultat nëse bëhen pa mjetet e duhura. Raunig nënvizoi se nevojiten veprime më energjike për të luftuar korrupsionin. Sipas tij, 11% e PBP-së është përdorur nga publiku për të paguar rryshfetet.

“Edhe pse numri i rasteve të korrupsionit të regjistruar në gjysmën e parë të 2014 është i konsiderueshëm, 468 raste sipas Ministrisë së Drejtësisë, asnjë prej tyre nuk përfshin ndonjë zyrtar të nivelit të lartë.

Sipas të dhënave nuk ka raste të identifikimit dhe dënimit të zyrtarëvë të nivelit të lartë dhe perceptimi i korrupsionit mbetet i lartë. Shqipërisë i nevojiten veprime më të qëndrueshme në luftën kundër korupsionit.

OSBE i ka dhënë mbështetje qeverisë në hartimin e strategjisë kundër korrupsionit. Strategjia është një udhëzues që parandalon korrupsionin në të gjitha fushat e qeverisjes”, tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 10/12/2014, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori