Raunig: Reforma në drejtësi, gjithpërfshirëse dhe strategjike
Pëlqej
Gjyqtarët e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë kanë përqafuar një projekt të mbështetur nga OSBE-ja që ka për synim të reduktojë vonesat në gjykim, pas rezultateve pozitive të arritura prej këtij projekti në një gjykatë tjetër në Shqipëri.

“Proceset e stërzgjatura gjyqësore po dëmtojnë besimin te drejtësia në Shqipëri. Projekti që po prezantojmë sot në Korçë ka të bëjë me garantimin e dhënies së menjëhershme të drejtësisë përmes masave konkrete për pakësimin e vonesave”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig.

Gjatë veprimtarisë pjesëmarrësve iu drejtuan edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Projekti për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë i USAID-it (JuST) e zhvilluan projektin Drejtësi pa vonesa pasi një studim i kryer nga Prezenca tregoi se pothuajse gjysma e seancave në gjykatat shqiptare ishin joproduktive. Projekti mori mbështetjen e fortë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë.

Në Krujë, ku u zbatua fillimisht projekti pilot në shkurt të këtij viti, gjykatësit e reduktuan numrin mesatar të seancave në çështjet penale nga 8.8 në 1.8 përmes menaxhimit aktiv të çështjeve vetëm brenda tre muajve të parë. Gjithashtu, numri i çështjeve të mbyllura nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë gjatë kësaj kohe ishte 150% më i lartë se një vit më parë.
Shtuar më 10/09/2014, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori