Çuçi vë maskë me logon e PS në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, Salianji: Provokim

Ka nisur mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku po shqyrtohet dekreti i Presidentit Meta për të huajt.

Në mbledhje Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi është shfaqur me maskë anti-Covid, e cila mbante logon e Partisë Socialiste.

Kjo zgjedhje e Çuçit ka shkaktuar zemërim te deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili e ka cilësuar si provokim.

“Pavarësisht përkatësive partiake, ne këtu jemi në institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare.  Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverisë dhe që paguhet me taksat nuk mund të qëndrojë në sallë me maskë me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsiderojmë provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rrugë Rama, nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi të pranishëm.”

Pas kësaj, Çuçi ndërroi maskën, duke vënë një tjetër pa logo./albeu.com


Shtuar 5.10.2021 11:53