Raundi i tretë; Skualifikohet Nano; Në garë Topi me 50 vota dhe Ceka me 32
Albeu.com
Bamir Topi mori 50 vota, 32 shkuan per Neritan Ceken ndersa Fatos Nano mori vetem 3 vota. Pra, ne raundin e katert do te vazhdojne te garojne Bamir Topi dhe Neritan Ceka, ndersa ish kryetari socialist Nano eshte tashme jashte gare.Ora: 22:25 Shpallet rezultati i votimit per presidentin e republikes per raundin e trete ku opozita serish nuk mori pjese. Zoti Madhi konfirmoi zyreytarisht se ne votim moren pjese 85 deputete, dhe ne kuti u gjeten 85 flete te vlefshme. Bamir Topi mori 50 vota, 32 shkuan per Neritan Ceken ndersa Fatos Nano mori vetem 3 vota. Pra sipas ketij rezultati ne raundin e katert do te vazhdojne te garojne Bamir Topi dhe Neritan Ceka, ndersa ish kryetari socialist Nano eshte tashme jashte gare.

Ora: 22:08 Mbyllet procesi i votimit ne raundin e trete per zgjedhjen e presidentit te republikes.Kreu i sekretariatit dhe njeherazi kryetari i grupit parlamentar te PR-se Arian Madhi tha se kane votuar gjithesej 85 deputete. Ka nisur procesi i numrimit te votave.

Ora: 21:55 Mesohet se ne salle ka munguar edhe nje tjeter deputet i PDK-se, Tomë Doshi qe nuk ka votuar.

Ora: 21:40 Sekretariati i procedurave te votimit po lexon serish emrat e deputeteve qe nuk kane votuar. Mesohet se demokristiani Pashk Ujkaj, deputet i maxhorances, ka qene ne salle por nuk ka votuar dhe me pas eshte larguar. Kreu i sekretariatit dhe njeherazi kryetari i grupit parlamentar te PR-se Arian Madhi duket se po pret qe te votoje edhe zoti Ujkaj. Ai ka lexuar edhe njehere listeprezencen. Nese 84 deputete do votonin, atehere opozita do te kishte mundesii per ta cuar ceshtjen ne gjykaten kushtetuese, duke perseritur rastin e Turqise.

Ora: 21:20 - Eshte mbyllur votimi ne raundin e trete per zgjedhjen e presidentit te republikes. Kane votuar 83 deputetet qe ndodheshin ne salle, nga te cilet vetem 3 kane qene te opozites, Neritan Ceka, kandidati i ri per president, Piro Lutaj i PAD-se dhe Dritan Prifti i LSI-se. Ne keto momente pritet te nise procesi i numrimit te votave.

Ora: 20:25 - Ka nisur procesi i votimit të presidentit të Republikës ku sot marrin pjesë tre kandidatë, Bamir Topi, Fatos Nano dhe Neritan Ceka. Kuorumi i nevojshëm me 84 deputetë është plotësuar ne minutat e fundit dhe pas kesaj kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka deklaruar hapjen e procedurës së votimit. Në sallën e Kuvendit janë 83 deputetë. Në sallë mungon gjithashtu edhe anëtari i Sekretariatit të Procedurave Zgjedhore Besnik Dervishi i cili me votim të deputetëve u zëvendësua me deputetin e PAD-se Piro Lutaj. Ne salle gjithashtu ka qene edhe deouteti i LSI-se Dritan Prifti, i cili disa dite me pare e kishe shpallur hapur voten e tij kunder Fatos Nanos.

Ndërkohë, deputeti demokrat Preç Zogaj në një prononcim për mediat ka shprehur bindjen e tij se edhe sot Kuvendi nuk do të jetë në gjendje t`i jap shqiptarëve një president republike. Kurse për Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së Petrit Vasili seanca e sotme është e pavlere dhe e vetmja gjë që ndryshon është një taktikë ku është futur për të kandiduar zoti Ceka.

Ora 19:10, Ceka mbledh firmat për president; Në mbështetje të tij edhe deputetë të djathtë

Pas zhvillimeve të paradites, presidenti i Aleancës Demokratike Neritan Ceka ka arritur të zyrtarizojë kandidaturën e tij për president duke mbledhur kështu 20 firma të deputetëve. Ai do të kandidojë përkrah Bamit Topit dhe Fatos Nanos, kandidatë këta që në dy raundet e para nuk arritën të marrin numrin e nevojshëm të votave. Kandidatura e Cekës është propozuar nga kryedemokristiani NArd Ndoka dhe që më pas gjeti mbështetje nga te gjitha partite e vogla te maxhorances, ndersa nga e majta vetem deputeti i PAD-se Pirro Lutaj.

Ndërkaq, në raundin e katërt do të vazhdojnë dy kandidaturat që do të marrin më shumë vota. Gazeta Start
Shtuar më 15/07/2007, ora 18:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori