Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Ratifikimi i MSA-se per Shqiperine, Greqia sqaron arsyet!
Pëlqej
Albeu.com
Greqia fqinje është një vendet e pakta që nuk ka ratifikuar ende marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.Në një njoftim, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke ka deklaruar se nuk kishte asnjë arsye politike, por ka shtuar se së shpejti do të ketë progres në këtë çështje. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, konfirmoi se kjo çështje nuk ka hyrë në rendin e ditës të parlamentit, duke ia dedikuar vonesën anës procedurale. “Arsyet kanë të bëjnë vetëm me programin e procedurës parlamentare. Përveç kësaj, nuk ka asnjë arsye politike.

“Arsyet janë procedurale dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një progres të shpejtë në këtë çështje”-tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme në një bashkëbisedim me gazetarët cituar nga korrespondenti i BBC-së në Athinë.

Kryetarja e parlamentit shqiptare, Jozefina Topalli, kur vizitoi Brukselin, më herët këtë vit, në prani të presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, la të kuptohet pakënaqësinë e Tiranës në këtë drejtim. "Uroj që Greqia të mos mbesë e fundit për ta ratifikuar edhe ajo këtë kontratë kaq të rëndësishme për ne", u citua nga shtypi shqiptar zonja Topalli.

Në mesin e muajit të kaluar, pala shqiptare kishte marrë garanci se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do të dërgohej në parlament ku do të ratifikohej në një seancë të posaçme. Por zhvillimet e vrullshme të këtyre javëve në skenën politike greke, duket se e kanë spostuar përsëri ratifikimin e marrëveshjes.
Shtuar më 13/11/2008, ora 18:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori