Rastësi? Dritan Prifti çlirohet nga të gjitha akuzat
Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-ministrin dhe ish-deputetin Dritan Prifti.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës i ka mbyllur hetimet që më 14 nëntor të vitit 2016 për shkak se nuk janë gjetur elementë të veprës panale.

I akuzuari për evasion fiskal dhe fshehje të pasurisë Dritan Prifti, sipas Prokurorisë së Tiranës e ka bërë deklaratën e pasurisë çdo vit dhe në bazë të hetimeve dhe kontrolleve përputhet me deklarimet e tij.

Hetimet ndaj tij kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Kontrollit të Konfliktit të Interesave për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Shtuar më 28/01/2017, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori