"Rasti Limaj", EULEX-i arreston Gani Zogajn (UPDATE)
Albeu.com
Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer sot bastisje në banesën private dhe zyrën e Gani Zogajt, administrator i teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës në lidhje me hetimin e Ministrisë së ...... Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, njofton EULEX-i përmes një komunikate për media.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet për pengim në mbledhje të provave. Ai aktualisht gjendet në paraburgim policor, të autorizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), përfundon komunikata.

Zogaj, është i dyshuari kryesor për fshirjen e serverit të MTPT-së, i cili qe konfiskuar nga EULEX-i në bastisjet e para të bëra në këtë ministri në muajin prill. Ai ka qenë duke e ushtruar detyrën e mbikëqyrësit të IT-ve në të gjitha institucionet e Kosovës. Në fillim të muajit maj, zyrtarët e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, kanë arritur të “fshehin” prova materiale në ditën e bastisjes së kësaj ministrie nga hetues të EULEX-it. Të dhënat në serverin e kësaj ministrie ishin fshirë para se të konfiskohet nga hetuesit ndërkombëtarë. Ky server i konfiskuar nuk ka pasur asnjë të dhënë brenda.
Shtuar më 29/07/2010, ora 12:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori