Rasti i Sopotit kthehet ne rigjykim
Albeu.com
Kthehet në rigjykim rasti i Sopotit për këtër të dënuarit Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi dhe Shaban Limani. Vendimi është miratuar nga Këshilli penal pranë Gjykatës themelore të Kumanovës.Ky vendim pritet të hyhë në fuqi ditën e hënë kur edhe katër të dënuarit pritet të lirohen nga burgu i Idrizovës dhe te kthehen tek familjet e tyre. Vendimin e Gjykatës themelore të Kumanovës për kthimin e lëndës në shkallën e parë e konfirmoi sot për ALSAT, kryetari i Gjykatës Sefer Memeti. Këtë vendim të gjykatës së Kumanovës e kanë mirëpritur edhe vet të burgosurit.
“Ne e mirëpresim këtë vendim të gjykatës dhe jemi të gatshëm të dëshmojmë pafajsinë tonë në çdo mënyrë, sit ë duan ata, ne jemi të gatshëm. Do të shkojmë rregullisht në gjykatë do të paraqitemi dhe do tëdëshmojmë pafajsinë tonë", tha Samet Lutfiu, i burgosur për rastin e Sopotit.

Ndërkohë për të dënuarin e pestë Zenel Klaiqin dhe gjashtë të tjerët që janë dënuar në mungesë, këtyre ditëve do të deklarohet gjykata e Apelit në Shkup në bazë të ankesave të paraqitura nga pala mbrojtëse pas vendimit të gjykatës themelore Shkupi 1 e cila kishte refuzuar kërkesën për përsëritjen e lëndës për këta të dënuar. (alsat-m)
Shtuar më 23/06/2010, ora 22:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori