Rasti i Sopotit deshtim politik i partive shqiptare
Albeu.com
Avdil Jakupi i njohur si Komandant Çakalla i cili për momentin është i burgosur në burgun e Idrizovës, lirimin e të pafajshmëve të fshatit Sopot e vlerëson si dështim politik, si dhe kritikon politikanë shqiptarë të cilët krenohen me këtë arritje.“I falënderohem gazetës ‘Lajm’, që ngriti vetëdijen e shqiptarëve në Maqedoni dhe iu bëri me dije se rasti i Sopotit është dështim dhe jo krenari siç e paraqesin Imer Selmani dhe Ali Ahmeti”, tha komandant Çakalla. Ai shtoi se Ali Ahmeti e ka ditur që të burgosurit për rastin e Sopotit kanë qenë të pafajshëm. “Që nga viti 2003, Ali Ahmeti e ka ditur se të burgosurit e Sopotit janë të pafajshëm por e gjithë kjo ka qenë marrëveshje politike mes tij dhe shefit të atëhershëm të shërbimit sekret në Maqedoni, Zoran Vranshevski për montimin e njerëzve të pafajshëm”, theksoi komandant Çakalla. Ai shtoi se rasti i Sopotit i ka parapri rastit të Brezës. “Ali Ahmeti fort mirë e ka të qartë se rasti i Sopotit i ka parapri rastit të Brezës ku në mënyrë barbare u vranë dy fëmijë shqiptarë. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), në të cilën atëherë bënte pjesë edhe Imer Selmani u fshihte si miu dhe nuk e bënte publik rastin e vrasjes tragjike të dy të rinjve në Brezë ku isha edhe unë në atë ofensivë antishqiptare të forcave maqedonase”, sqaron Çakalla. Ku sipas tij Ali Ahmeti e ka të qartë se ai është shkaktar i vënies së minës në Sopot. “Ali Ahmeti ishte shkaktar i vënies së minës në fshatin Sopot dhe sot pas 7 vitesh del dhe krenohet se u liruan të pafajshmit e Sopotit. Kjo nuk është krenari e politikës shqiptare, as e BDI-së dhe as e PDSH-së por kjo është një dështim politik i të gjitha partive politike shqiptare në Maqedoni”, tha Çakalla i cili për fund shtoi se ai e përshëndet daljen nga burgut të të pafajshmëve të Sopotit. (lajm)
Shtuar më 13/07/2010, ora 15:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori