Rasmussen te premten viziton KFOR-in
Albeu.com
Këshilli Veriatlantik, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të vizitojë KFOR-in. Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giampaolo di Paola, dhe komandanti i Forcave të Përbashkëta ...... Aleate të komandës në Napoli, admirali Mark Fitzgerald, do të jenë gjithashtu prezentë. Duke vizituar KFOR-in, anëtarët e Këshillit Veriatlantik dëshirojnë të marrin prova të dorës së parë për përmirësimet në situatën e sigurisë në Kosovë, thuhet në një njoftim të KFOR-it.
Shtuar më 19/05/2010, ora 12:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori